Kuvajt, mes shtatë të ekzekutuarve edhe princi i kurorës

Kuvajti ka ekzekutuar dje shtatë të burgosur për herë të parë që prej vitit 2013, mes të cilëve dhe një princ i familjes mbretërores së vendit.
Ata u varën në qendrën kryesore të burgjeve, sipas deklaratës  së agjencisë shtetërore  Kuna. Anëtari i familjes mbretërore u emërua si Faisal Abudallah Al Jaber Al Sabah, i cili ishte dënuar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Mes të ekzekutuarve të tjerë përfshiheshin shtetas të Filipineve, Egjiptit, Etiopisë dhe Bangladeshit për akuza si vrasje, tentativë vrasjeje dhe përdhunim. Al Sabah është shpallur fajtor për vrasjen e një tjetër princi të Kuvajtit në 2010.
Mes të ekzekutuarve ishin kuvajtjania Nusra al-Enezi, për zjarrvënie të martesës së dytë të burrit të saj, ku u vranë rreth 50 njerëz. Mes të tjerëve shin dhe dy punonjës shtëpiakë, një filipinase dhe një etiopiane, të shpallur fajtore për vrasjen e anëtarëve të familjeve të punëdhënësve të tyre.