Kuvend, ende s’ka vlerësim për dëmet materiale

 

 

Pothuajse dy javë pas hyrjes me dhunë të protestuesve në Kuvend, akoma nuk është bërë bilanci i dëmeve të shkaktuara në institucionin ligjdhënës. Sekretari i Kuvendit, Zharko Denkovski tha se procedura e vlerësimit të dëmeve ende nuk ka filluar, por pa sqaruar se kush dhe kur do ta kryejë këtë procedurë. Denkovski tha se për gjithçka do ta njoftojë opinionin në kohë, ndërsa hodhi poshtë zërat se natën e 27 prillit në Kuvend janë vjedhur artefakte dhe piktura me vlerë. Ndërkohë ekspertët sugjerojnë që bilancin ta kryejnë shërbimet e Kuvendit. Avokati, Oliver Vuksanoviç thekson se dëmi i shkaktuar në Kuvend është vepër penale që duhet ndjekur në mënyrë të veçantë. Ndërsa përgjegjësi për dëmin kanë organizatorët që qëndrojnë pas protestuesve, policët që nuk kanë kryer detyrën zyrtare si dhe ata të cilët me dhunë u futën në Kuvend.

Nëse vërtetohet se ka ekzistuar organizator i gjithë atij veprimi të njerëzve që hynë në Kuvend dhe koordinim nga një qendër, atëherë organizatorët po ashtu bartin përgjegjësi për kompensimin të dëmit të shkaktuar. Nëse vërtetohet keqpërdorim i detyrës zyrtare nga kushdo me lëshim të veprave që sipas ligjit do të duhet t’i ndërmerr dhe me atë kontribuoi në mundësitë për shkaktim të dëmit më të madh, duhet të bart edhe ai gjithashtu përgjegjësi për të njëjtën. Gjithsesi personat kryesor përgjegjës do të jenë ata për të cilët do të vërtetohet me siguri se janë kryerës të veprave penale me të cilat në Kuvend është shkaktuar dëm i caktuar – deklaroi avokati Oliver Vuksanoviç.

Për dallim nga dhuna e 27 prilli në Kuvend, vitin e kaluar kur protestuesit e demoluan kabinetin e Presidentit, Gjorge Ivanov jo vetëm që u vlerësua dëmi i shkaktuar por edhe me shpejtësi të madhe u kapën të dyshuarit. Për sulmin ndaj zyrës së presidentit ndaj 6 personave pati procedurë gjyqësore. Një pjesë e tyre pranuan fajin dhe ndaj tyre u shqiptua dënim me kusht, ndërsa pjesa tjetër që nuk pranoi fajin akoma po zvarritet nëpër labirintet e gjykatës