Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 124

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 124-t ku duhet të votohet për Propozimin e ligjit për punësimin e njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet publike të Republikës së Maqedonisë.

Për këtë vendimin ligjor, Kuvendi do të votojë pasi paraprakisht Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive do të sqarohet nëse duhet të votohet me shumicën e dyfisht me kërkesë të deputetit Talat Xhaferi.

Ai në seancën e djeshme kuvendore kërkoi për vendimin e propozuar ligjor të votohet sipas Badenterit dhe për këtë propozim të tij të sqarohet Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive. Sipas Xhaferit, idea për punësimin e studentëve më të mirë është e mirë, por kontestuese është kriteri që ka të bëjë me njohjen e rrjedhshme të gjuhës së maqedonishtes me çka vendosen në pozitë jo të barabartë të gjitha kandidatë