Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2017-të

Me 72 vota “për” dhe 37 “kundër”, deputetët në mënyrë të përshpejtuar miratuan buxhetin e vitit 2017-të, i cili është 3 miliardë e 350 milionë euro. Ministri i Financave Kiril Minoski tha se historikisht më shumë para janë ndarë për investimet kapitale në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi. Për LSDM-në, ministrit, familja në pushtet i ka imponuar buxhet kriminal që duhet të shfrytëzohet për blerjen e votuesve.

“Paskemi qenë të dytët dhe të tretët në Evropë, kush ju beson në këtë. Ky shtet dhe ky popull po fundoset në varfëri dhe mizori. Tregojuni qytetarëve për çfarë investimet kapitale flisni që janë më të mëdha në vitin 2017-të, tregojuni çfarë nuk është me kredi nga buxheti”, tha Goran Sugarevski, LSDM.

Nga VMRO-DPMNE thanë se miratimi i këtij buxheti është një ndër më të rëndësishmit deri tani.

“Si asnjëherë më parë deri tani ka qasje në ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Ku do që të shikoni, këtu, në jug, në perëndim, nuk ka pjesë ku nuk ndërtohet infrastrukturë rrugore. Nuk ka rrugë ku nuk punohet”, u shpreh Krsto Mukovski, VMRO-DPMNE.

Deputetët e PDSH-së, thonë se sikur në të kaluarën edhe buxheti për 2017-tën është anti shqiptar

Me buxhetin për vitin e ardhshëm planifikohet prodhimi i vendor të jetë 3% ose 302 milion euro.

Verica Pavlloska