Ky Big Brother ka qenë i gjithi një gënjeshtër? Damiano zbulon të vërtetën

 

Damiano është banori që u përjashtua nga shtëpia e Big Brother për shkak të thyerjes së rregullave.

Por gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe si i sheh publiku. Janë shumë më të thella dhe Damiano thotë se i ka zbuluar kësaj radhe.

Ai sapo publikoi një fotografi në Instagram, ku aty shihen duke drekuar Fiorentina, Olsi, Gerta, Denisi dhe Musa para se të futeshin në shtëpinë e Big Brother.

Në foton e mësipërme ata shihen teksa buzëqeshin dhe janë të gjithë bashkë.

Sipas rregullave është e ndaluar që banorët të takohen jashtë shtëpisë pasi ata tashmë ishin përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë spektakël.