Ky eshte çmimi i iPhone 8

Telefoni i ardhshëm nga Apple pritet të shkaktojë trazira mes blerëzve besnikë të kësaj kompanie.

Dhe pa dyshim se problemi qëndron tek cmimi i kësaj pajisjeje që thuhet se do t’i kalojë pritshmëritë e njerëzve.

Disa burime pranë ‘Apple Store’ kanë thënë se cmimi për iPhone 8 priten të kalojën shifrën e më shumë se 1000 dollarëve, transmeton ORAinfo.

Të njejtat të dhëna kanë treguar se iPhone-i i radhës ka mundësi të mos ketë numirn pasues 8 por do të quhet thjeshtë ‘iPhone’ ose ‘iPhone X’.

Këto ndryshime do të bëhen për shkak se edicioni i ri i këtij telefoni të mencur do të lansohet në 10 vjetorin e daljes në treg të iPhone 1.