Ky është drejtori i ri i ELEM

Me propozim të Qeverisë së RM-së, profesori i fakultetit Elektroteknik në universitetin ‘Goce Dellçev’, Dragi Minovski është emëruar drejtor i SHA ELEM.

Nga posti i drejtorit gjeneral të ELEM është shkarkuar Hristijan Mickovski.
Ai kishte dhënë raport për punën në gjashtë mujorin e parë të këtij viti duke thënë se SHA ELEM ka realizuar fitim neto në vlerë prej 533 milionë denarë ose 8,6 milionë euro dhe depozitet në disa banka të vendit deri më 31 qershor arrijnë shumën prej 1,250 milionë denarë, gjegjvsisht 20 milionë euro.

Më parë për këtë post ishte paralajmëruar se do ti takoj BDI, por kjo nuk ka ndodhur, pasi që LSDM nuk e ka lëshuar ate. Në bordin e kësaj ndërmarrje është kuadër i BDI, Fatmir Limani.