Ky është formacioni më i mirë i sezonit në La Liga

 

Mbrëmë La Liga spanjolle ka përfunduar me kampion Real Madridin.

Ylli i kësaj skuadre Cristiano Ronaldo edhe pse ishte njëri nga golashënuesit në “finalen” e fundit përballë Malagas, ai çuditërisht nuk është pjesë e formacionit më të mirë për këtë sezon shkruan Gazeta Blic.

E pjesë e këtij formacioni janë vetëm dy lojtarë të Real Madrid, Dani Carvajal dhe mesfushori fantastik gjerman Toni Kroos. Barcelona dhe Atletico Madrid janë   skuadrat të cilat kanë mese shumti lojtarë në këtë formacion.

Leo Messi, Neymar edhe  Luis Suarez janë lojtarët të cilët përfaqësojnë skuadrën “blaugrana” ndërkohë nga Atletico Madrid janë lojtarët si.. Diego Godin, Felipe Luis dhe sulmuesi francez Antonio Griezmann. Po ashtu pjesë e formacionit janë edhe ish lojtarë i Real Madrid, Asier Illaramendi, portieri i Alaves, Pacheco dhe mbrojtësi i Athletic Bilbao Alvarez.

Kujtojmë që në formacionin e “WhoScored.com” lojtari më i mirë është shplluar golashënuesi më i mirë i kampionatit Leo Messi.