Ky është i riu që vdiq nga orteku i borës në Brezovicë (Foto)

Një person i moshës 24 vjeç ka humbur jetën sot derisa ishte duke skijuar në Brezovicë.
Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe policia në rajonin e Ferizajt, ku ka bërë të ditur se vdekja e tij është shkaktuar nga një ortek bore.

Organizata “Snownjeri” ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se i riu i cili ka ndërruar jetë sot është, Fisnik Qerkini, transmeton Telegrafi.

“snownjeri ne emër të gjithë pjesëtarëve të saje shpreh ngushëllime familjes Qerkini dhe gjithë freeriderave të Kosovës. Fisnik Qerkini ka humbur jetën sot ku u përfshi nga një ortek bore në një nga shtigjet e rrezikshme te Brezovicës #rip”, thuhet në postimin e tyre.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për proceduar e varrimit, pasi është rasti është cilësuar si vdekje aksidentale.