Ky është imami shqiptar i arrestuar për terrorizëm në Malajzi

Dëgjojeni, ky është imami shqiptar i arrestuar për terrorizëm në Malajzi
Dëgjojeni, ky është imami shqiptar i arrestuar për terrorizëm në Malajzi

09:12, 09/10/2017
Ky që shihni në video është shqiptari i arrestuar në Malajzi për lidhje të forta me ISIS-in. Ai quhet Klodjan Zaimaj dhe është nga Cerriku.

Në CV e tij thuhet se sheiku Dr. Ibrahim Klodjan Zaimaj, shqiptar, është kualifikuar për Drejtësi dhe ka kryer master për të drejtën islame me gradën profesor. Po ashtu, ai ka 15 vjet që jep mësim Kuranin.

Policia e Shtetit konfirmoi se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, ishte shtetasi shqiptar Z.K., i cili banonte dhe punonte prej vitesh ne ate shtet ku dhe kishte mbaruar studimet e larta.

Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit u njoftua se janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në aktivitetin kriminal.

Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.