Ky eshte Kryeqyteti europian i kokainës

Një agjenci monitoruese për përdorimin e drogave më të forta në Europë ka dalë në konkluzionet e saj për vendet ku përdoret më tepër kokaina.

Më parë mendohej se qyteti ku përdorej më tepër se kudo kokaina ishte kryeqyteti britanik, Londra, por në bazë të studimit të kryer dhe të dhënave ka rezultuar se kryeqyteti europian i kokainës, që ka rrëzuar nga froni Londrën, është Antwerp, qytet i Belgjikës.

“The Guardian” shkruan se në Antwerp konsumi i kokainës është në shifrat 914.8 mg për 1000 persona në ditë, ndërkohë që në Londër shifra e përdorimit të kokainës është 894.9 mg për 1000 njerëz në ditë