Ky është lajm i mirë: Kosova nga viti i ardhshëm në Eurovision

 

RTK, ka raportuar sot se Kosova pritet të debutojë në Eurovision vitin e ardhshëm, pasi ka siguruar përkrahje nga Grupi i Referencave të Eurovision’it’, transmeton Magazina.al

Grupi i Referencave i cili është organi më i lartë organizativ i festivalit, ka siguruar RTK’në se në rast se fiton një shtet që ka njohur Kosovën, në vitin 2018 edhe RTK’ja do të ftohet për pjesëmarrje në festival.

Ndryshe, Eurovisioni fillon sonte dhe do të transmetohet tri netë radhazi në televizionin publik.