Ky është mashkulli që nuk mund ti rezistoni

Është shumë e shpeshtë që një mashkull me dukje mesatare, i cili ka më shumë vetëbesim në mesin e femrave, të jetë më i suksesshëm me femrat se sa ndonjë me një fytyrë më të bukur.

Tani kemi një shpjegim për këtë.

Sipas një studimi të publikuar tek Psychological Science, meshkujt që nuk kanë pamje të bukur, mirëpo kanë vetëbesim në mesin e femrave, janë më të suksesshëm se sa ata që janë shumë tërheqës.

Ky studim ka përfshirë 96 meshkuj dhe 103 femra, ku secili pjesëmarrës kaloi tre mitura me pjesëmarrësit e gjinisë tjetër.

Rezultatet tregojnë që meshkujt të cilët besojnë që janë më atraktiv se sa që janë në të vërtet, u janë dukur më të mirë femrave.

E ky vetëbesim i tyre është çelësi në sukseset e tyre në takimet me femra.

Për më tepër sipas gjetjeve të këtij studimi meshkujt të cilët nuk brengosen shumë për dukjen fizike jo vetëm që janë më të suksesshëm me femra mirëpo rrisin fëmijë me vetëbesim.

Ndërsa meshkujt të cilët janë më atraktiv fizikisht kanë probabilitet më të madh për të tradhtuar.