Ky eshte milioneri sekret

James Benamor është milioneri i cili jeton një jetë të zakonshme mes njerëzve, pa u vërejtur që është milioner.

Kur ka qenë më i ri, ai merrej me drogë dhe gjëra të këqija. Nga një kriminel është shndërruar në njeri i cili ju ndihmon të tjerëve me çdo gjë që ka, shkruan lajmi.net

James donte të ishte më i miri në çdo gjë që donte. Ai kërkonte të bënte bamirësi dhe këtë ia arriti, duke u bërë një biznesmen i pasur, pastaj duke ju ndihmuar përmes pasurisë së tij atyre që ishin në nevojë.

Nga rrobat e tij, gjatë kohës që jetonte në lagjet e varfra teksa ishte në kërkim të nevojtarëve, ai madje as nuk vërehej se ishte pasanik, as edhe një herë të vetme.

Për të gjithë ata që e pranuan në shtëpi Benamorin, u surprizuan dhe mbetën pa fjalë teksa pranuan ndihmë nga ai.
Njerëzit mund të ndryshojnë kur të duan, për të ndihmuar shoqërinë. Të marrim shembull nga jeta e James Benamor, për të drejtuar jetët tona, për të arritur atë që duam dhe për t’ju ndihmuar të tjerëve. /Lajmi.net/