Ky është moti për vikend

Mot me diell dhe vranësira të dendura do ta përcjellin vendin gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

Temperaturat do te jenë të larta krahasuar me mesataret e viteve tjera.

Gjatë ditës së diele pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu, por fushat termike mbesin të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës pritet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales, duke e ruajtur këtë gjendje termike të troposferës. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/.s