Ky eshte muri i ri qe do te ndertohet ne Mitrovice

Pas rrëzimit të murit në Veri të Mitrovicës, autoritetet lokale serbe do të fillojnë ndërtimin e një strukture betoni, në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash.

Politiko.net ka siguruar planin e këtij projekti, që sipas Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, pritet të nisë implementimin të martën, më 7 shkurt.

Ai ka pohuar se kjo strukturë mbështetëse do të përputhet me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën “Mbreti Petër”. / Politiko.net