Ky është njeriu më i armatosur

Një koleksionues armësh i njohur me nofkën “Njeriu Dragua” cilësohet si “njeriu më i armatosur në Amerikë”, duke pasur nën pronësi mbi 200 mitralozë, tanke dhe granatahedhëse.
Mel Bernstein, i cili fitoi nofkën “Njeriu Dragua” fal dizajnit të motoçikletës me formë të Dragoit që nxjerr flakë nga goja, më në fund ka organizuar një turne në muzeun e tij privat të njohur si “Toka e Dragoit”

Në parajsën e adhuruesit të armëve në El Paso të Colorado në Shtetet e Bashkuara, ai posedon terren për qitje me armë të ndryshme, 80 vetura ushtarake, licencë për shitje të armëve automatike dhe një terren tjetër për lojën tashmë të njohur si paint-ball.

Ky motoçiklist me krahët e mbuluar me tatuazhe të gjarpërinjve, duket se nuk brengoset fare se çfarë mendon shoqëria për koleksionin e tij marramendës që kap vlerën e më shumë se tetë milionë funteve.

“Më duhet të pranoj se afro 200 copë i kam në emrin tim. Nuk besoj se ekziston dikush tjetër në SHBA që ka kaq shumë armë në emrin e vet. Kam armë aq shumë të mëdha, sa që jo çdokush mund të gjuajë me ato”, shprehet Mel Bernstein.

Prona e tij e izoluar shtrihet në 260 hektarë larg rrugëve të zhurmshme të Brooklyn në New York, vend ky ku edhe është rritur.