Ky është njoftim i rëndësishem nga Ambasada Amerika per zgjedhjet ne Maqedoni

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Më 11 dhjetor në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Edhe pse zgjedhjet deri tani kanë qenë të qeta, ka mundësi të shfaqen probleme lidhur me zgjedhjet. Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni i porosit qytetarët e saj që janë në Maqedoni që të ikin nga hapësira ku ka tubim të qytetarëve për të protestuar apo për ndonjë arsye tjetër. Apelojmë qytetarët tanë që të dëgjojnë informacionet e dhëna nga autoritet lokale dhe të kenë kujdes.” shkruan në mes tjerash në njoftim.