Ky është slogani i BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar edhe sloganin me të cilin kjo parti do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me slogani ”Bashkë vendosim” BDI do të kërkojë votat e qytetarëve të Maqedonisë.

Kështu ka vendosur Shtabi Zgjedhor, duke marrë për bazë pesë pikat (përbetimet) e platformës zgjedhore, me të cilat Bashkimi Demokratik për Integrim do të dalë para qytetarëve, për të verifikuar edhe një herë rrugën e vendosur drejt avancimit të çështjes shqiptare dhe konsolidimin e demokracisë në Maqedoni.

Nga BDI për fushatën thonë ”Do të bëjmë fushatë pozitive duke folur për projektet që kemi arritur dhe planet për të ardhmen. Ne jemi gati të komunikojmë me qytetarët, sepse kemi çka të tregojmë, çka kemi premtuar dhe çka kemi realizuar. Ky është programi ynë elektoral, por më shumë se aq, është përcaktim politik dhe një rrugë me vizion afatgjatë drejt objektivave të përparimit në një ekonomi perëndimore” u shpreh Bekim Neziri, shef i Shtabit Zgjedhor.