Ky është trupëroja i shefit të Shërbimit sekret që “vodhi” xhirimet nga kamerat e sigurisë të Kuvendit

Oliver Radulov, 42 vjeç, trupëroja i drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dyshohet se ka marrë hard-disqet nga kamerat e sigurisë të Kuvendit. Ai pas natës së përgjakshme të 27 prillit bashkë me një inspektor tjetër të sigurimit të shtetit ka marrë xhirimet nga salla e monitorimit të Kuvendit, transmeton Telma.

Nga DSK dhe drejtori i saj deri tani nuk ka asnjë reagim për veprimet e Radulov. Të dytë janë parë edhe në kamerat e sigurisë të Kuvendit, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që të merren prova nga ta. Megjithatë, edhe pse janë marrë hard-disqet, pamjet janë ruajtur edhe në DVR sistem, që do të thotë se ato nuk janë zhdukur.