Ky është vendi më i ftohtë i banueshëm në botë

Vendi më i ftohtë i banueshëm në Tokë është një fshat i vogël në Siberi i quajtur Oymyakon, ku temperaturat janë regjistruar të ulëta deri në -68 gradë Celsius.
Temperaturat mesatare në dimër arrijnë diku tek -50 gradë Celsius dhe vetëm rreth 500 njerëz të guximshëm në fshat arrijnë të përballojnë të ftohtin e frikshëm në shtëpizat e tyre.
Fotografi Amos Chapple, nga Zelanda e Re, bëri një udhëtim dy ditorsh në fshatin rus dhe mësoi se sa të dhimbshme mund të jenë temperaturat e ulëta.