Ky është vendimi përfundimtar për Demarkacionin!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka reaguar pas raportimit të mediave se ai ka ndryshuar mendje për votimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai i ka thënë se nuk ka ndryshim, përcjellë Gazeta Blic.

“Nuk ka ndryshim të asaj që kam thënë më herët”, ka thënë shkurt Adem Salihaj.

36 minuta më parëAnton Quni flet për Demarkacionin!

Ndryshe, tash e sa kohë tre liderët e vendit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë shtuar presionin ndaj deputetëve për ta votuar këtë marrëveshje.

Madje, i pari i LDK-së ka thënë se ata që nuk e votojnë këtë marrëveshje nuk kanë më çka rrinë në parti.

Në anën tjetër, opozita është më e vendosur si kurrë më parë që ta pengoj kalimin e kësaj marrëveshjeje./Gazeta Blic/