Ky imam është bërë hit në botë për një arsye të veçantë (Foto)

Shumë njerëz i duan macet, dhe kur një imam nga Stambolli publikoi një video që tregonte se ai kishte hapur dyert e xhamisë për macet e braktisura, ai u bë hit në internet.

Pasi videoja e tij u shpërnda shumë në internet, Mustafa Efe, imami i xhamisë Aziz Mahmud Huday në Stamboll është bërë një yll në internet.

I njohur tek vendorët si njeri që i do macet, fotografitë e tij tani janë nëpër të gjitha uebsajtet, të publikuara nga ata që shkojnë në xhaminë e tij, shkruan Gazeta Express.

Efe i ka lënë brenda macet e braktisura që nga viti i kaluar, për shkak se ai dëshironte që ato të kishin një vend të ngrohtë dhe të sigurt për të qëndruar gjatë ditëve të ftohta të dimrit.

Që nga atëherë, zemërgjerësia e tij është shpërndarë nëpër gjithë botën. Ai i quan macet “mysafiret e nderit” të xhamisë, dhe i bënë ato që të ndjehen si në shtëpi. /Gazeta Express