Ky ish-pjesëtar i UÇK’së u arrestua 30 herë

I arrestuar mbi 30 herë nga policia, pjesëmarrës në dhjetëra protesta, pjesëtar i UÇK-së, një pjesë të kohës të kaluar nëpër burgje.

Sali Zyba, aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje” që nga themelimi i saj, tashmë drejtor në Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.

Në një rrëfim ekskluziv për “Zërin”, Zyba tregon se është arrestuar më shumë se 30 herë.

Më 2005, i ndaluar për herë të parë, Zyba nuk do që ta kujtojë herën e fundit kur është arrestuar, pasi që, sipas tij, hera e fundit ende nuk ka mbërritur.

“Për herë të parë në 2005-ën, në njërin prej aktiviteteve të “Vetëvendosjes”, e fundit nuk besoj që është ende e fundit. Kemi kohë për t’u arrestuar prapë, për të bërë aktivitete prapë, për të kontribuar prapë”, shprehet Zyba

E si i lënduar disa herë , ai thotë se pasojat afatgjate sa u përket lëndimeve kanë qenë të dukshme. Siç tregon Zyba, prejse e kishte lënduar boshtin kurrizor, edhe sot e kësaj dite ndihet efekti i këtij lëndimi.

“Po, një lëndim personalisht ka qenë në boshtin kurrizor, që ndoshta edhe sot pason kjo si vuajtje, por nuk e konsideroj se më ndal në aktivitet”, shton ai.