Ky kosovar tmerroi Zvicrën, plaçkiti bankën i armatosur deri në dhëmbë

Policia Kantonale e Thurgau-t, nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar kishte arrestuar dy persona të cilët kishin planifikuar plaçkitjen e një banke në këtë kanton. Njëri prej tyre, një kosovar 27 vjeçar e ka pranuar se ka bërë plaçkitjen e Bankës Kantonale të Thurgaut në Erlen, në maj të vitit 2016, shkruan polizeinews.ch.

Tjetri, shtetas zviceran 33 vjeçar por i lindur në Kosovë, ka qenë bashkëpjesëmarrës në planifikimin e plaçkitjes.

Policia Kantonale dhe Prokuroria e Përgjithshme në Bischofzell kanë zbardhur një plaçkitje banke dhe kanë parandaluar një tjetër, transmeton albinfo.ch burimin në fjalë.

Dy personat janë arrestuar pak para Krishtlindjes, vitin e kaluar, me ç`rast kanë pranuar planifikimin e plaçkitjes së një banke në Thurgau. Ndërsa autorësinë për plaçkitjen e bankës në Erlen e ka pranuar vetëm 27 vjeçari. Të dy tash ndodhen në burgun për hetime, përcjell albinfo.ch.   Në rastin e plaçkitjes në Erlen, nëpunësja e bankës ishte kërcënuar me një pistoletë ndërsa me rastin e arrestimeve te dy të arrestuarit janë konfiskuar, veç tjerash edhe dy pistoleta.

Hetimet e Prokurorisë në Bischofszell pritet të zbulojnë veç tjerash nëse kosovari ka vepruar si i vetëm ose të dy të arrestuarit janë përgjegjës edhe për delikte të tjera.