Ky do të jetë shefi i ri i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (EMRI)

Glauk Konjufca do të jetë shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.Kështu thonë disa burime të “GazetaBlic”. Sipas këtyre burimeve Glauk Konjufca do ta gëzoj sërish postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.Gazeta Blic ka kontaktuar edhe me zyrën për media të kësaj partie për të marrë konfirmimin zyrtar rreth kësaj, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur.“Ende nuk është diskutuar zyrtarisht” , tha zëdhënësi i VV-së Shkodran Hoti.Glauk Konjufca ishte shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes edhe në legjislaturën e IV, të Kuvendit të Kosovës.