Ky ushtar i FSK-së, është djali i heroit të Kosovës (Foto)

Emrin e ka trasheguar nga axha i tij dëshmor. Dëshmor e ka edhe babain, kurse heronjë të gjallë janë dy axhallarët e tij. Pra bëhët fjalë për Luanin, djalin e heroit të Kosovës, Shkelzen Haradinajt dhe nipin e Ramush e Daut Haradinajt.

Luani, me të njejtën krenari që mban emrin e axhit dëshmor, mban edhe uniformën e ushtrisë së ardhëshme të Kosovës, duke e vazhduar një rrugë që në rrethana tjera e kishte nisur babai i tij Shkelzeni, shkruan Magazina.al

Ai është një ndër ushtarët më te dalluar të Kosovës, dhe ndjek studimet në Akademinë Ushtarake të FSK-së.

Nuk kishte se si të mos rreshtohej në ushtrinë e ardhshme të Kosovës një djalë i familjes me emblematike të Dukagjinit, e cila rriti dhe edukoi anëtarët e saj me ndjenjën e atdhedashurisë, ndjenjë kjo e dëshmuar para, gjatë dhe pas luftës.