Ky vikend do të jetë i zgjatur, edhe një tjetër na pret deri në fund të vitit !

Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, 23 Tetori është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka duke u thirrur në informacionin e shpallur më herët nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 

Pasi 23 Tetori është ditë e diel, ditë pushimi do të jetë e hëna që vjen, dhe për shtetasit e Maqedonisë paraqet një vikend të zgjatur prej tre ditësh.

Deri në fund të këtij viti kalendarik, qytetarët e Maqedonisë do të kenë edhe një festë shtetërpre. Ditë jopunë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të jetë edhe 8 Dhjetori, Dita e “Shën Klimentit të Ohrit. Dhe pasi bie ditë e premte, po ashtu, kjo festë do të sjelle edhe një vikend të zgjatur për qytetarët e Maqedonisë”, njofton Flaka.