Lagjja e Dardanisë në Tetovë e vërshuar nga mbeturinat

Mbeturina, materiale të forta ndërtimi dhe eshtra kafshësh, janë këto pamjet e përditshme të banorëve të lagjes së re të Dardanisë në Tetovë. Banorët ankohen se persona të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina gjithandej, ndërsa inspektorati komunal edhe përkundër kërkesave të tyre nuk kryen kontroll në këtë lagje.

“Këta mbeturina hidhen nga gjithë banorët që janë pa ndërgjegje njerëzore. Kjo rrugë është para vitit 2000 është dashur ta bëj Ministria e transportit, por e kanë lënë. Këtu mblidhen krejt, narkomanët krejt gjërat më të këqija në botë”.

“Veçmë është krijua këtu deponi, dhe për çdo ditë hedhin mbeturina, ne nuk mund ti zemë apo të vritemi me askënd. E shihni kjo rrugë nuk ka mbet as dy metra”.

“Krijimi i kësaj deponie që dita ditës ngushton rrugën nuk është problemi i vetëm i banorëve të kësaj lagjeje. Ata kanë edhe një problem gjegjësisht rrezik tjetër sidomos gjatë natës kur, persona të panjohur për të cilët dyshojnë se janë përdorues të drogës vijnë dhe parkohen në këtë rrugë , gjë kjo që rrezikon kalimin e banorëve të Lagjes së Re të Dardanisë”.

“Çdo gjë ka narkomanë e çdo gjë më e keqe që ekziston në botë. Ky ka shtëpinë këtu vinë me familjen nuk mund të shkoj te shtëpia e vetë. Policia një herë në dy muaj vjen vetëm kalon këtu dhe asgjë, policia duhet të qëndroj këtu 24 orë”.

“Ne këtu rehat jetojmë zero për qind për momentin non stop parkohen vetura të panjohura rrinë këtu pinë drogë. Kemi kërkua prej policisë ata vijnë pas një kohe pasi ata kryejnë punën e tyre dhe shkojnë”.

Ekipi i televizionit Alsat kërkoi sqarime nga komuna e Tetovës për problemin e mbeturinave në Lagjen e Dardanisë nga ku në formë të shkruar njoftuan se inspektorati i komunës, pas njoftimit të banorëve do të kryej inspektime të rregullta në këtë rrugë, por pa saktësuar se kur do të ndodh inspektimi.

Bashkim Sulejmani