Lahuta në UNESCO, ajo e shqiptarëve apo ajo e serbëve

Jelka Vukobratović ka shkruar për Bilten se përfshirja e këtij instrumenti në UNESCO – në Organizatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Edukim, do të shkaktonte dhe shkakton edhe sot polemika në Ballkan.

Lahuta, instrument kordofon, përbëhet nga një kasë druri në trajtë vezake, të zgavruar përbrenda. Kjo zgavër e kasës mbulohet me lëkurë të regjur ose çapër, siç e quajnë në Malësinë e Madhe, e kapur anash me kunj druri.

Trupi i lahutës mund të përbëhet edhe nga kungulli ose nga guaska e breshkës. Mbi çadër nga skaji i kasës vendoset një urë druri zakonisht e vendosur pak tërthorazi mbi të cilën mbështetet kordha e lahutës e cila quhet kamanec (Dukagjin) ose magjar (në disa vende të Shqipërisë Verilindore).

Jelka Vukobratović ka shkruar për Bilten se përfshirja e këtij instrumenti në UNESCO – në Organizatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Edukim, do të shkaktonte dhe shkakton edhe sot polemika në Ballkan, shkruan KultPlus.

“Të kujt realisht janë lahutat?” shkruhet në tekstin që më pas e përkthen Courrier des Balkans.
“Përfshirja e këtij instrumenti gjithmonë i nxehë gjakrat në Ballkan. Plus, tash edhe me konkurrentin e ri, Kosovën, përfshirja e lahutës dhe mundësia e propozimit do të shkaktojë polemika. Së fundmi u fol nëpër media se Kosovë, bashkë me Shqipërinë, do të kandidonin për ta futur lahutën në Listën e Mbrojtjes së Njerëzimit në UNESCO. Asgjë nuk është zyrtare, por edhe diçka e tillë do të ishte kontraverze” shkruan Jelka Vukobratović.

Lahuta si instrument ndryshon edhe në formën e vetë, edhe në emërtim, në shtetet e ndryshme të Ballkanit, dikur asaj që quhej Jugosllavi. Lahuta shqiptare luhet nga rapsodët, ndërsa në Kroaci luhet nga hajdukët, shkruan KultPlus.

Lahuta në Serbi është e formuar nga druri panje, dru i veçantë për këtë instrument. Në Mal të Zi, në anën tjetër, rëndësi e madhe i kushtohet pjesës së lartë, kokës, dhe shpesh gjenden lahuta me forma gjigante në pjesën lartë.

Jelka Vukobratović, në këtë tekst, tregon edhe për rëndësinë që UNESCO luan në trashëgiminë e ish shteteve të Jugosllavisë.
“UNESCO duhet të promovojë diversitet, ta shpërndajë atë, duhet të stimulojë kreativitet” pohon autorja. / KultPlus.com