LAJM I FUNDIT: Çohet Ziadin Sela, më i fortë se asnjëherë më parë, së shpejti në Parlament (FOTO)

Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela çohet në këmbë më i fortë se asnjëherë më parë.

Siç ka arritur të sigurojë portali TetovaSot fotografi nga Spitali i Tetovës, Ziadin Sela shihet duke biseduar me miqtë dhe mjekët i ulur në karrige ku gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar aq shumë sa që shumë shpejt do të jetë ballë maqedonaseve në Parlamentin që tani falë tij flet edhe shqip, shkruan TetovaSot transmeton Tv Koha.

Ziadin Sela është deputeti i cili natën e 27 prillit pësoi më shumë nga huliganët maqedonas që e goditën me mjete të forta ku i shkaktuan lëndime në kokë dhe trup. Sela u tërhoq zvarrë nga huliganët duke e mbajtur edhe peng ku më pas ekipet mjekësorë e kanë veshur me bluzë tjetër duke e maskuar për ta nxjerrë jashtë Kuvendit për të transferuar në Spitalin e Shkupit. Dhuna e huliganëve maqedonas u bë kur shumica parlamentare në Maqedoni votoi deputetin e BDI-së, Talat Xhaferin si krye parlamentar të ri shqiptar ku në mesin e tyre u lënduan shumë deputet, punonjës administrativ të Kuvendit dhe gazetarë. /TetovaSot/