Lajm i fundit: LDK fillon te perçahet

 

Edhe një reagim i anëtarësisë së LDK-së ka ardhur kundër Isa Mustafës.

Nëndega e LDK-së së Dobërçanit, komuna Gjilanit, përmes një deklarate, pas rrëzimit të sotëm të Qeverisë ka akuzuar udhëheqjen e LDK-së për koalicion me PDK-në dhe ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa.

Ky është teksti i kësaj deklaratës:

“Duke kerkuar pergjegjesi nga te gjithe ata qe kunder vullnetit te votuesve te LDK-së, lidhen koalicion me partine mafioze PDK, e me vone edhe kryet e kesaj partie, zgjodhi president, duke qene ne vazhdimesi ne si kryesi transmetues i zanit te votuesve, kerkojme doreheqjen nga udhehqeja e LDK-se te kryetarit te partise Isa Mustafa dhe te gjithe fajtoreve te tjere ne kryesi te LDK-se te cilet ishin promotor i koalicionit me partine mafioze PDK-se

Kosova ka nevoje per LDK te fortë, ku pergjegjesia politike eshte ne nivelin me te larte”, nësnlkruar nga kryetari i LDK-së për Dobërçan, Naser Arifi.