Lajm i fundit. Tërmet i ri në Shkup !?

 

Një dridhje e re ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet duke shkaktuar kështu panikë tek qytetarët të cilët tashmë janë mësuar se gati cdo orë ndodh nga një dridhje termeti, njofton Zhurnal.

Ndonëse me intensitet më të ulët se ditën e djeshme, megjithatë duket se toka akoma nuk është qetësuar dhe vazhdon me dridhje të një pas njëshme.

Dridhjet e sotme janë si vazhdimësi e termeteve të djeshme që kanë dridhur gati gjithë Maqedoninë derisa termeti i pasdites së djeshme kishte dridhur edhe Kosovën deri në Prishtinë.

Termeti ishte me magnitutë prej 3.7 shkallëve sipas rihterit, ndërsa epiqendra 9 kilometra në veriperendim të Shkupit në afërsi të fshatit Cërshevë.

Ndërsa më herët në drekë kryeqyteti u godit me një tjetër termet prej 2.3 shkallë.