LAJM I FUNDIT:Frikë dhe panik pas sulmit me armë, ja çfarë po ndodh në Las Vegas

Një sulm me armë ka ndodhur në një prej kazinove të mëdha në Las Vegas, pikërisht në ‘Mandalay Bay’. Policia ka bërë thirrje që njerëzit të mos i afrohen zonës ku janë raportuar të shtënat dhe ka pasur një prani të madhe të efektivëve, shkruan SYRI.net.

Një video e filmuar nga Eiki Hrafnsson dhe e hedhur në Twitter tregon se çfarë po ndodh në kazinonë e madhe dhe në zonën përpara hotelit, i cili aktualisht është mbyllur.

Sipas atyre që shkruajnë në Twitter, mësohet se ka njerëz të bllokuar në kazino dhe hotel, e të tjerë që vrapojnë me të shpejtë që ti shpëtojnë plumbave.

Dyshohet se mund të jetë më shumë se një person që është duke qëlluar me armë.