Lajm i fundit/Vdiq ish kryetari i AAK-së njëherit veteran i UÇK-së

Ka vdekur nga një sulm në zemër ish ushtari i UÇK-së, Shaban Drgaj.               I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës. Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.                            Me formimin e UÇK-së, Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.