Lajm i fundit: 25 ushtarë serbë dhe policë të plagosur nga shpërthimi masiv në Serbi

Televizioni shtetëror serb raporton se 25 pjesëtarë të Ushtrisë serbe dhe pjesëtar të Ministrisë së Punës së Brendshme janë plagosur në shpërthimin që ndodhi në Kragujevac në fabrikën e municionit

Një person raportohet se ka vdekur dhe 25 pjesëtar të ushtrisë serbe dhe pjesëtar të policisë janë plagosur pas shpërthimit që ndodhi sot rreth orës 13:45 në Kragujevac, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, nuk ishte raportuar se të lënduarit ishin pjesëtar të ushtrisë serbe apo policisë, mirëpo televizioni shtetëror serb thotë të gjithë të lënduarit janë pjesë e ushtrisë serbe dhe policisë. Gjithashtu është raportuar se edhe tre persona të tjerë janë ende të zhdukur.