Lajm i fundit: Dy fëmijë bien në Liqenin e Kasharit, njëri mbytet

Një ngjarje tragjike është shënuar para pak minutash në Liqenin e Kasharit.

Dy fëmijë kanë rënë në liqen dhe është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni.

Ngjarja është shënuar rreth orës 14: 15 minuta në Mëzez. Policia thotë se priten shërbimet e  polumbarve për nxjerrjen e trupit të pajetë të 12 vjeçarit nga liqeni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Ora 14: 39 Informacioni paraprak i policise

Më datë 11.01.2017, rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, kanë rënë 2 fëmijë në liqen, ku është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni. Priten shërbimet e polumbarve për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Liqeni i Fierzes
KOMENTET TUAJA