LAJM I FUNDIT:Policia e Kosovës e ka konfirmuar, disa çaste më parë ka ndodhur një shpërthim në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar, disa çaste më parë ka ndodhur një shpërthim në qendër të Prishtinës. Siç ka bërë me dije policia ky shpërthim ka ardhur nga një mjet i paidentifikuar.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:10 të Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, është dëgjuar një shpërthim. Sipas informacioneve preliminare dyshohet se ka të bëjë më shpërthim të një mjeti të dyshuar të paidentifikuar. Nga mjeti shpërthyes janë dëmtuar xhamat e një lokali. Për momentin nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Lidhur me rastin menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendngjarje për të ndërmarr veprimet e nevojshme policore.