Lajm i fundit:Publikohet videoja më e re e vrasjes së Ambasadorit: Vrasësi bërtet “Allahu Ekber”

Një video e publikuar shfaq momentin kur dëgjohet atentatori i ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, thotë “Allahu Ekber”.

Atentatori i ambasadorit Karlov është vrarë, transmeton Express.

Ambasadori Karlov ishte duke mbajtur fjalim në Turqi, kur u qëllua me armë zjarri.

Ambasadori rus në Turqi, Andre Karlov, është qëlluar me armë zjarri në një galeri në Ankara, ndërsa agjencia ruse e lajmeve RIA, njofton se ambasadori ka vdekur si pasojë e plagëve të marraa.

Ambasadori është qëlluar derisa po mbante një fjalim në një galeri të arteve. Gazeta turke Hurriyet raporton se janë lënduar edhe tre persona të tjerë me këtë rast./GazetaExpress/