Lajm i fundit:Tërmet i fuqishëm në Italinë qendrore

Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar sërish në Italinë Qendrore.
Të dhënat e para flasin për një tërmet me fuqi prej 7.1 ballësh, tërmeti më i lartë i regjistruar ditët e fundit.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në provincën e Rietit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë.
Zona qendrore e vendit u godit edhe pak kohë më parë nga tërmete të fuqishme duke lënë më shumë se 200 viktima, kryesisht në Amatriçe.