Lajm i fundit:Tirane, ashensori i nje banese ne flake, nje i vdekur

Ashensori i një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes rreth orës 10:15 në zonën e Freskut në Tiranë.

Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se brenda ashensorit është gjetur trupi i karbonizuar i një gruaje, e cila nuk ka mundur të shpëtojë.

Sipas informacioneve janë djegur kabujt e ashensorit, brenda të cilit ndodhej edhe personi, trupi i të cilit u gjet i karbonizuar.

Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe nuk dihet shkak i rënies së zjarrit, ndërkohë që flitet edhe për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes mbërriten 3 forca zjarrfikëse, forca të shumta policie të cilat bënë avakuuimin e banorëve të pallatit.

Ora 11:20 Njoftimi zyrtar i policisë

Tiranë Më datë 20.01.2017, rreth orës 10:00, në rrugën”Muhamet Deliu”, në një pallat, ka rënë zjarr në kollonën e ashensorit, ku në brendësi të kabinës së ashensorit është gjetur i vdekur një person i cili dyshohet të jetë karbonizuar. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e gjithë banorëve të pallatit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe gjetien e shkakut të zjarrit.

Ora 11:10 Dëshmia: Pashë flakë e tym nga pallati, u largova bashkë me familjen

Një banore e pallatit që u përfshi nga flakët ka rrëfyer për Ora News momentet e tmerrit kur ra zjarri.

Ajo thotë se ka parë tymin dhe flkaët dhe më pas bashkë me anëtarët e tjerë të familjes janë larguar.

Dëshmitare, banore e pallatit: Pasi pashë flakët jam larguar nga pallati bashkë me anëtarët e tjerë të familjes. Më pas ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës për të evakuuar banorët e tjerë të pallatit Jemi në panik për këtë ngjarje. Kemi dëgjuar për një banorë që ka ndërruar jetë po nuk dime ende asgje. Jemi shumë të frikësuar nga ajo që ndodhi në pallat dhe që kemi parë.

Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja tek Fresku

Lexo më Shumë- Dëshmia: Pashë flakë e tym nga pallati, u largova bashkë me familjen

Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja tek Fresku

Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja tek Fresku

Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja tek Fresku

Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja tek Fresku