Lajm i fundit:Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin ne afersi te Kaçanikut, bllokohet rruga Shkup-Kaçanik

Zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi ka konfirmuar për Express se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e askidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Shkup, përkatësisht në fshatin Gërlicë të Kaçanikut.

“Tre persona janë të vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë. Për informacione tjera ju njoftojmë më vonë”, ka thënë Gashi, për Express, të shtunën.

Tre të vdekur në aksidentin e Gërlicës– thirret Prokurori dhe Mjekësia ligjore (FOTO)

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në Gërlicë të Kaçanikut. Zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë treguar se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme. Aty  është ftuar edhe Mjekësia Ligjore për t’i marrë trupat e pajetë.

Ndryshe,  aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture. Kamioni e ka goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën, shkruan Express.