Lajm i fundit:Tronditet Turqia/ Shpërthim pranë godinës qeveritare, lëndohen disa persona

Një shpërthim ka ndodhur sot në pjesën juglindore të Turqisë, jo larg nga rezidenca e guvernatorit. Si pasojë ka mbetur i plagosur guvernatori dhe disa persona të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në provincën Mardin dhe siç bëjnë të ditur mediat turke të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta.

Faqja e internetit e lajmeve “Hurriyet” tha se shpërthimi u shkaktua nga një bombë. Ndërsa, NTV raportoi se disa njerëz janë plagosur, përfshirë edhe guvernatori i qarkut, Fatih Safiturk i cili është plagosur lehtë.

Agjencia e lajmeve e Turqisë “Ihlas” tha se përgjegjëse për shpërthimet dyshohet të jetë Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).