Lajm i keq nga Kina për të gjithë tifozët e Realit

Jorge Mendes ka zgjuar spekulime rreth të ardhmes së James Rodriguez në Real Madrid.

Jorge Mendes është fotografuar së bashku me pronarin e Tianjin Quanjian duke zgjuar spekulime rreth të ardhmes së klientit të tij, James Rodriguez në Real Madrid.

James ka konfirmuar se dëshiron të mbetet në Madrid pas spekulimeve rreth transferimit në Kinë, shkruan “Goal.com”, përcjell lajmi.

Por, takimi i fundit i Mendesit me kreun e Tianjin Quanjian të cilit i bëri dhuratë një fanellë të Cristiano Ronaldos shihet edhe si mundësi e re e tyre për të negociuar transferimin e Jamesit në Kinë.