Lajm i keq per Umranin

Fotoja e tij u shpërnda masivisht në të gjitha mediat e botës. Ky është Umrani, 5 vjeçari nga Alepoja e Sirisë.

Ai është plagosur sërish rëndë dy net më parë (17 tetor). Sipas medieve turke, fëmija simbol i një lufte shkatërrimtare që sa vjen e përkeqësohet, është plagosur nga sulmet ajrore ruse.

Ende nuk dihen shumë detaje rreth fatit të tij. Fotoja e Umrani u përhap masivisht në mediat botërore më 18 gusht, duke tërhequr vëmendjen për vetëpërmbajtjen e tij.

Megjithëse i plagosur rëndë, 5 vjeçari nuk qante. Në sulmet e atëhershme vdiq vëllai i tij më i madh