Lajm i keq për Mesut Ozil

Arsenali dhe Mesut Ozil nuk kanë zhvilluar bisedime sa i përket kontratës së re për yllin gjerman që nga shkurti, sipas Sport Bild.

Ozil do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, ndërsa më parë është thënë se ai ishte në bisedime me klubin për një kontratë të re me pagë vjetore prej 9 milionë euro, transmeton Express.

Megjithatë, qëkur Arsenali i ndërpreu bisedimet në fillim të këtij viti për shkak të pasigurisë rreth së ardhmes së trajnerit Arsene Wenger, bisedimet nuk kanë rinisur.