Lajm i keq për të gjithë tifozët e Juventusit, arsyeja Dybala

Juventus pa sulmuesin më në formë, Paulo Dybala.Paulo Dybala rrezikon të mungojë në ndeshjen mes Juventusit dhe Chievos të shtunën në Serie A.E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se trajneri Massimiliano Allegri mund të mos e rrezikojë sulmuesin për duelin e radhës.

Kjo për shkak të udhëtimeve të gjata nga angazhimet me Kombëtaren e Argjentinës në kualifikimet për Kampionatin botëror 2018.Në vend të tij, kundër Chievos nga minuta e parë mund të luajë përforcimi i ri, Federico Bernardeschi.