LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet Qeveria Mustafa!

 

Kuvendi i Kosovës e ka votuar mocionin e inicuar nga Nisma për Kosovën, duke ia marrë kështu besimin Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa.

Deputetët me vota 78 për,34 kundër dhe 3 abstenim kanë vendosur që “kjo Qeveri të shkojë në shtëpi”.

Ata në seancën e sotme, pas një debati të gjatë kanë vendosur për në lidhje me mocionin e opozitës për mosbesimin e Qeverisë. Mocioni nuk do të kalonte po mos të kishte votat e deputetëve të PDK-së.

Seanca në shumicën e kohës kaloi me akuza në mes deputetëve të koalicionit PDK-LDK.

Ky mocion ka nisur nga Nisma për Kosovës, dhe është nënshkruar nga opozita, disa deputet të komuniteteve jo shumicë dhe disa deputetë të PDK-së.