LAJMI I FUNDIT: Aeroplanit Stuttgart – Prishtinë i digjet motori, ateron dhunshëm

Aeroplani që u nis sot nga Shtuttgarti për në Prishtinë, për pak ka mundur të shkaktoj një tragjedi.

Gazeta Blic nga të afërm të pasagjerëve që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë ka marrë vesh se aeroplanit që u nis nga qyteti gjerman i është djegur motori, duke detyruar që të ulet dhunshëm në qytetin e Minhenit.

“Pak çaste pasi aeroplani është nisur nga Shtutgarti i është djegur motori. Aeroplani është detyruar që të ateroj dhunshëm në qytetin e Minhenit. Për fat të mirë nuk ka pasur pasoja”, tha ky familjar i njëri nga pasagjerët në kushte anonimiteti.

Sipas këtij burimi, aeroplani ishte mbushur me tymë, dhe është shkaktuar panik shumë e madhe tek udhëtarët që ia kishim mësyrë Kosovës.

“Për fat të mirë kanë shpëtuar mirë të gjithë udhëtarët”, tha ky burim.

Megjithatë, ka qenë e pamundur që të konfirmohet një informatë e tillë zyrtarisht nga zyrtarë të aeroportit të Prishtinës.

Ndërkaq, në uebfaqen e Aeroportit thuhet se është anuluar udhëtimi i fundit nga Shtutgarti drejt Prishtinës.

0a