LAJMI I FUNDIT-Nga aksidenti i rëndë që ndodhi sonte, vdiq këmbësori 39 vjeçar dhe u plagos shoferi

Një person humbi jetën dhe një mbeti i plagosur në aksidentin që ka ndodhur sonte, rreth orës 19 në bulevardin “Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë.

Siç njofton zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, këmbësori me inicialet H.P. (39) nga Tetova u godit nga makina “Volkswagen Polo” drejtuar nga B.A (21), gjithashtu nga Tetova, gjatë së cilës ai ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili vdiq në Spitalin Klinik të Tetovës, njofton TetovaSot.

I plagosur ka mbetur shoferi i automjetit i cili gjithashtu është dërguar në spital.

Inspektim në vendin e aksidentit kanë kryer prokurori publik dhe një ekip i SPB të Tetovës, dhe gjatë asaj kohe trafiku është ndaluar në bulevardin, por ishte e drejtuar në rrugë të tjera./